Ndërlidhjet

Gjigantët teknologjik kërkojnë transparencë prej ShBA-së


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Tetë kompanitë më të mëdha teknologjike i kanë bërë thirrje të hënën Shteteve të Bashkuara që të rregullojë ligjet e saj të mbikëqyrjes për të mundësuar një baraspeshë më të mirë të nevojave të saja të sigurisë, dhe të drejtave të individit, që lidhen me zbulimet që i ka bërë Edward Snowden.

Në një letër adresuar presidentit amerikan Barack Obama dhe Kongresit, kompanitë si AOL, Facebook, Google, LinkedIn, Microsoft, Twitter dhe Yahoo shkruajnë se Washingtoni duhet të jetë bartës i reformave globale të sponsorimit të spiunazhit shtetëror.

“Ne e kuptojmë se qeveritë kanë për detyrë mbrojtjen e qytetarëve të tyre. Por zbulimet që ngjan këtë verë, kanë nënvizuar nevojën e reformave urgjente qeveritare për praktikat e tyre të mbikëqyrjes globale”, thuhet në këtë letër.

“Balanci në shumë shtete tregon se të dhënat po shkojnë më shumë në favor të shtetit, sesa në favor të të drejtave individuale – të cilat të drejta janë të përshkruara në Kushtetutë”.

“Ne i bëjmë thirrje ShBA-së që të merr rolin bartës, dhe të bëjë reforma për të siguruar se përpjekjet e qeverisë për mbikëqyrje janë qartësisht të kufizuara me ligj, ulin rrezikun, dhe janë subjekt i mbikëqyrjes së pavarur dhe transparente”, shtohet tutje në këtë letër.

Që nga muaji qershor, gazeta në mbarë botën kanë zbuluar një fushë të gjerë të spunimit qeveritar, duke publikuar dokumente sekrete që i ka vënë në dispozicion Edward Snowden, një ish analist i Agjencisë Amerikane për Sigurinë Kombëtare (NSA), i cili tash gjendet në arrati dhe jeton në Rusi.
XS
SM
MD
LG