Ndërlidhjet

Një gjykatë në Kuvajt liron 70 opozitar


Kuvajt -- Parlamenti i shtetit gjatë një seance (Ilustrim)

Kuvajt -- Parlamenti i shtetit gjatë një seance (Ilustrim)

Një avokat që ka mbrojtur 70 politikanëve opozitar të Kuvajtit në gjyqin ku ata pandehen se shkaktuan trazira në parlamentin e shtetit në vitin 2011, thotë se të gjithë klientët e tij janë shpallur të pafajshëm nga akuzat.

Avokati e ekipit mbrojtës, Muhammad al-Jassim tha se vendimi i gjykatës që u shpall të hënën paraqet një “kthesë të rëndësishme” dhe shfaqi shpresën se i njëjti do të rinovoj opozitën politike të shtetit të pasur me naftë.

Tetë nga të akuzuarit ishin deputet të parlamentit.

Dhjetëra demonstrues të pakënaqur me nivelin e lartë të dyshuar të korrupsionit, kanë hyrë shkurtimisht në ndërtesën e parlamentit të Kuvajtit më 16 nëntor të vitit 2011.

Incidenti ndodhi në kohën kur ligjvënësit opozitar po mundoheshin që të sjellin në parlament kryeministrin e atëhershëm të shtetit, Sheik Nasser Al Mohammad Al Sabah, për të marr në pyetje rreth dyshimeve për keqpërdorime financiare.

Si rrjedhojë, Emiri i Kuvajtit largoi Sheikun Nasser nga pushteti.

Brenda pak javësh, Emiri edhe vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe thirri zgjedhje të reja.
XS
SM
MD
LG