Ndërlidhjet

Palestinezët: Kerry po qetëson Izraelin për Iranin-në llogari tonën


Sekretari i Shteteve të Bashkuara (Q) shtrëgon duart me presidentin izraelit Shimon Peres (M) dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas (D)

Sekretari i Shteteve të Bashkuara (Q) shtrëgon duart me presidentin izraelit Shimon Peres (M) dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas (D)

Palestinezët po akuzojnë sekretarin amerikan të shtetit John Kerry se po qetëson Izraelin për Iranin.

Një zyrtar i lartë palestinez thotë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Palestina që të bëjë koncesione në aspektin e sigurisë gjatë bisedimeve paqësore me Izraelin, në mënyrë që të heshten kritikat e shtetit hebre drejtuar diplomacisë së fuqive botërore rreth programit bërthamor të Iranit.

Akuzat e Yasser Abed Rabbo, i cili iu bashkua presidentit të Palestinës Mahmoud Abbas gjatë takimit me kryediplomatin amerikan John Kerry javën e shkuar, kanë shtuar edhe më shumë dyshimet rreth arritjes së një pakti të negociuar të paqes mes palëve deri në prill të vitit të ardhshëm.

Kerry, i cili pritet të vizitojë sërish këtë javë rajonin, i ka paraqitur dy palëve sugjerime të enjten rreth asaj se si mund t’i shmang Izraeli kërcënimët e ardhshme nga shteti palestinez, që parashihen në Bregun Perëndimor të cilin e okupon momentalisht.

Për një kohë të gjatë Izraeli po kërkon që në bazë të çfarëdo marrëveshjeje eventuale me palestinezët, ky shtet të mbaj vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor, si dhe kontrollin ushtarak mbi kufirin lindor të Luginës së Jordanit – që në mënyrë efektive, do të jetë kufiri i Palestinës me Jordaninë.

Mirëpo, Abed Robbo i ka thënë radios “Zëri i Palestinës” se Kerry ka zhytur procesin paqësor në krizë, pasi kërkoi që të “qetësoj Izraelin, duke u pajtuar që ata të vazhdojnë kërkesat ekspansioniste në Luginën e Jordanit, nën pretekstin e sigurisë”.

Pranimi i heshtur amerikan për kërkesat e sigurisë së Izraelit kishin për qëllim që t’i bëjnë “izraelitët të heshtin për marrëveshjen me Iranin, dhe për të arritur një përparim të rremë në çështjen palestinezo-izraelit, në llogari tonën”, ka thënë ai.

Abed Rabbo po i referohej marrëveshjes së brendshme të 24 nëntorit që u arrit në Gjenevë ndërmet të fuqive botërore dhe Iranit, ku bien në ujdi që të frenohen disa aspekte të programit bërthamor të tij, në shkëmbim të heqjes së disa sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG