Ndërlidhjet

Egjipt - Kreu i Vëllazërisë Myslimane në gjykatë


Egjipt - Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, gjatë protestave në Kajro, Dhjeor 2013

Egjipt - Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, gjatë protestave në Kajro, Dhjeor 2013

Prijësi i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt është shfaqur sot në seancën e parë dëgjuese, në rastin për nxitje të dhnës kundër protestuesve opozitar, që e ngarkojnë me rolin e tij gjatë korrikut, kur nga pushteti ishtë përmbysur presidenti Mohammed Morsi.

Kjo është paraqitja e parë në gjykatë e Mohamed Badie, i cili është arrestuar me 20 gusht.

Badie së bashku me 14 islamist të tjerë ngarkohen nga prokuroria për nxitje të trazirave të dhunshmë gjatë korrikut në qytetin Giza, në afërsi të Kajros, në të cilin incident u vranë pesë civil dhe u lënduan mbi 100 të tjerë.

Pas përmbysjes së Morsit më 3 korrik, dhuna shpërtheu gjithandej Egjiptit, ku miliona banorë të këtij vendi dolën në rrugë për të kërkuar largimin e tij.

Badie përballet me akuza në disa raste.

Ai u arrestuar një javë pasi forcat e sigurisë shpërndan me dhunë dy protesta në Kajro, nga i cili aksion humbën jetën qindra persona.
XS
SM
MD
LG