Ndërlidhjet

Messi, Ribery e Ronaldo garojnë për Topin e Artë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Lionel Messi, Franck Ribery dhe Cristiano Ronaldo janë emrat që kanë hyrë në garën e ngushtë për këtë vit, për Topin e Artë, njoftoi të hënën shtëpia botërore e futbollit FIFA dhe sponsorët e magazinës France Football.

Sulmuesi i Barcelonës Messi, ka fituar tashmë katër herë këtë çmim, ndërsa edhe këtë vit shihet si favorit.

Ribery ndërkaq ka qenë pjesë e ekipit të Bayern Munich, i cili fitoi tri çmime, Kupën e Kampionëve, titullin e Gjermanisë dhe Kupën e Gjermanisë, si dhe Superkupën Evropiane.

Sulmuesi portugez i Real Madridit Ronaldo e ka fituar Topin e Artë në vitin 2008, dhe është parë si favoriti për këtë vit.

Topi i Artë do të dorëzohet më 13 janar në Zurich të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG