Ndërlidhjet

logo-print

Foreign Policy: Diplomatët digjitalë të Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Për shekuj, shtetësia ishte arritur me gjakderdhje në arenën e luftërave ose duke lëvizur dhe sjellë në mesin e diplomatëve, në dhomat e mbushura me tym duhani, shkruan në fillim të artikullit të saj revista Foreign Policy, me seli në Uashington.

Por, shtetet e reja e shohin këtë vetëm si gjysmën e rrëfimit: për t'u bërë i njohur në skenën botërore nuk do të thotë vetëm fitimi i së drejtës për votë në Kombet e Bashkuara, por kërkohet të fitohet ndaj gjigantëve në Internet, siç janë Google dhe Facebook.

Diplomacia digjitale, përmes së cilës diplomatët angazhohen me shtetasit, aleatët, bile edhe rivalët online, për të debatuar dhe zhvilluar politikë dhe për t'u përgjigjur ndaj zhvillimeve, është relativisht koncept i ri, dhe njëri nga këto koncepte është ai i rilidhjes tradicionale, shpeshherë me autoritetin e strukturave hierarkike.

Foreign Policy shkruan se Shtetet e Bashkuara ishin njëra nga shtetet e para që e shfrytëzuan këtë ide: nisma pioniere e qeverisjes online ishte bëtë gjatë mandatit të Hillary Clintonit, në postin e sekretares amerikane të shtetit, nga Alec Ross, këshilltar i lartë i zonjës Clinton për inovacione, dhe Jared Cohen, anëtar i stafit të përgatitjes së politikës.

Sipas Institutit Brookings, Departamenti i shtetit tash ka më tepër se 150 diplomatë digjitalë me orar të plotë pune. Britania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, e kanë ndjekur këtë rrugë. Edhe Irani e ka futur presidentin Hassan Rohani në Twitter.

Por sot, janë realisht vendet e vogla, veçanërisht ato të rejat, që përpiqen të vërehen, që po fillojnë në mënyrën më të mirë ta shfrytëzojnë Internetin për avantazhin e tyre.

Në këtë aspekt po udhëheq Kosova, e drejtuar nga njerëz të rinj, të etur dhe të shkathët, që po e ridefinojnë se çka do të thotë diplomacia digjitale, shkruan Foreign Policy.

Sigurisht se ka shumë gjëra për të cilat Kosova do të luftojë. Pesë vite pas deklarimit të njëanshëm të pavarësisë nga Serbia, dhe e njohur nga 106 anëtarë të Kombeve të Bashkuara, Kosova ende po lufton për pranim nga ana e Rusisë, Kinës dhe Indisë, dhe nga shumë vende të tjera me ndikim, disa prej të cilave kanë probleme me rajonet e veta separatiste.

Diplomacia digjitale mund ta ndihmojë çështjen e Kosovës duke i lidhur zyrtarët diplomatikë të vendit dhe shtetasit, me njerëzit që mendojnë njëjtë në shtetet e tjera, të cilët ndoshta në këmbim do të zbatojnë presion në qeveritë e tyre për ta njohur shtetin më të ri në Ballkan.

Por, ekziston edhe një tjetër nivel i diplomacisë digjitale të Kosovës: vendi po injorohet nga shenjat e pëlqimit (likes) në Amazon, eBay, Google, Skype dhe Yahoo, që nuk e njohin Kosovën si të pavarur në faqet e tyre.

Mijëra të tjera, web faqe ndërkombëtare më pak të njohura, portale dhe platforma të mediave sociale, po ashtu nuk e kanë përfshirë Kosovën si shtet, në menytë e tyre në rënie vertikale, që përdoren, pos tjerash, për t’i lejuar përdoruesit që ta identifikojnë lokacionin e tyre dhe të përdorin adresa të vlefshme të imejlave.

Mungesa e gjerë e njohjes online e ngarkon çdo ditë kosovarin e rëndomtë. Për shembull, dëshironi të urdhëroni një libër nga Amazoni dhe që ai t'u dërgohet në shtëpinë tuaj në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës?

Meqë Amazoni nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, ju duhet ta shkruan si vendin tuaj të banimit, Shqipërinë, e pastaj të shkruani “Kosovo Kosovo Kosovo” , në një dritare plotësuese të komenteve, në mënyrë që ta bëni të qartë se ju nuk banoni në Shqipëri.

Bile, edhe atëherë, urdhëri përfundon i zhdukur në çarjet burokratike. Kokëdhembje të tilla paraqiten edhe me kompanitë e tjera në Internet.

Kushtrim Xhakli, dëshiron ta ndryshojnë këtë gjendje. Duke arritur njohje digjitale, ndërmarrësi i ri kosovar thotë se “është për dinjitet dhe për të pasur të drejtën, që e kanë njerëzit në gjithë botën”.

Xhakli, ish-këshilltar i ministrit të arsimit të Kosovës, e ka filluar një fushatë me të cilën synohet krijimi i ambasadorëve digjitalë nga një gjeneratë e tërë e kosovarëve.

Më tepër se 70% e popullatës së Kosovës, prej dy milionë banorëve, është nën moshën 30 vjeçare, dhe shumica prej tyre janë të përfshirë: në nivelin pak nën 80%, shkalla e depërtimit në Internet nga Kosova, është e ngjashme me atë të Evropës Perëndimore, shkruan Foreign Policy.

Mjet i veçant, që ai e ka zhvilluar, është platforma e re Digjitale e Kosovës, në të cilën Xhakli ka ndihmuar në koncept, në kod dhe disenj.Ajo është zhvilluar dhe udhëhequr nën kornizën e Fondacionit IPKO, një OJQ e pavarur me seli në Prishtinë, në bordin e së cilës Xhakli është anëtar.

Nisma Digjitale e Kosovës synon tu mundësoj kosovarëve që t’i shfrytëzojnë shërbimet online, sikur edhe shfrytëzuesit e tjerë të Internetit në gjithë botën. Web faqja e saj, që funksionin prej shtatorit, përmban modele të mbështetura në skenarët ku Kosova ose nuk është e pranishme ose është përfshirë si pjesë e Serbisë apo Shqipërisë, nga kompania ose institucioni.

Pastaj, secili mund ta personalizojë modelin dhe ta dërgojë atë direkt te vendim-marrësit e nivelit të lartë në entitetin përkatës, e gjithë kjo bëhet për vetëm disa sekonda.

Këto modele kanë për qëllim që të bëhet presion në kompanitë kryesore online, sikur edhe në aeroporte, kompani ajrore, gazeta dhe universitete, që Kosovën nuk e njohin si shtet të pavarur.

Qëllimi përfundimtar është që kosovarëve tu mundësohet përdorimi i Internetit për biznes, rezervime të udhëtimeve, blerje online, e të tjera.

Xhakli dhe ushtria e tij e madhe e vullnetarëve online, tashmë e kanë bombarduar faqen Google Maps me mesazhe të modeluara duke kërkuar që sistemi ta njohë Kosovën.

Mesazhet, po ashtu, janë dërguar në aeroportet në Londër dhe Sidnej, që ende nuk e kanë përfshirë Kosovën në faqet e tyre në Internet, dhe në aeroportin e Brukselit, ku Prishtina është ende e përfshirë se ndodhet në Serbi, megjithëqë harta e Kosovës është e shënuar ndaras nga Serbia në panelet e informacionit të aeroportit.

Mbështetësit e platformës Kosova Digjitale, që është e financuar nga Ministria e jashtme e Kosovës, Këshilli Britanik dhe Ambasada e Norvegjisë, e shohin këtë lloj të diplomacisë digjitale si shumë të rëndësishme.

“Njohja e Kosovës në Internet është e rëndësisë së madhe praktike dhe simbolike dhe është e papranueshme që Kosova ende nuk paraqitet në shumë web faqe”, tha Myrna Macgregor, nga Ambasada Britanike në Prishtinë, shkruan pos tjerash, në një artikull të gjatë revista Foreign Policy.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Të ndërlidhura

XS
SM
MD
LG