Ndërlidhjet

Islamabadi: Sulmet me avion pa pilot janë kundër-produktive


Pakistan - Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Pakistanit, Gjenerali Raheel Sharif takon sekretarin amerikan të shtetit Chuck Hagel, 09 dhjetor, 2013

Pakistan - Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Pakistanit, Gjenerali Raheel Sharif takon sekretarin amerikan të shtetit Chuck Hagel, 09 dhjetor, 2013

Sekretari amerikan i mbrojtjës Chuck Hagel zhvilloi sot bisedime me kryeministrin e Pakistanit Naëaz Shari në Islamabad, në saje të përpjekjeve amerikane për të ulur tensionet në këtë shtet, për shkak të sulmeve me fluturake pa pilot.

Hagel fluturoi nga Kabuli në Islamabad për të takuar kryeministrin, dhe shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë, gjenerali Raheel Sharif.

Raportet ndërmjet të dy shteteve kanë qenë shumë të zymta se fundi, për shkak të sulmeve që po kryejnë fluturaket amerikane në zonat tribale të Pakistanit.

Qeveria në Islamabad ka njoftuar sot se kryeministri Sharif “rikonfirmoi mbështetjen e Pakistanit për bisedimet paqësore me Afganistanin dhe procesin e pajtimit”.

Kjo deklaratë e qeverisë shkruan edhe se Sharif i ka përcjell mysafirit amerikan “brengën në rritje të autoriteteve për sulme me fluturake pa pilot, duke nënvizuar se sulmet e këtyre aeroplanëve, jën kundër-produktiv, në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorrizmin”.

Presidenti Barack Obama i ka dal në mbrojtje këtij programi, si një mjet efektiv për të luftuar militantët e dyshuar.
XS
SM
MD
LG