Ndërlidhjet

Kosova rikujton Indonezinë, Tunizinë e Libanin për njohje


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka ribërë kërkesë tri shteteve Indonezisë, Tunizisë dhe Libanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lutjet Hoxhaj ua përcolli këtyre vendeve gjatë samitit të këshillit të ministrave të jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), i cili po zhvillohet në shtetin Guinea Conakry të Afrikës.

Sipas një njoftimi nga ministria e jashtme thuhet se ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime me homologun e tij nga Libani Adnan Mansour.

Ky i fundit, sipas komunikatës së qeverisë në Prishtinë, e siguroi ministrin Hoxhaj se vendi i tij “do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje dhe do të intensifikojnë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve”.

Hoxhaj kërkesën e njëjtë ia ka bërë edhe ministrit të jashtëm të Tunizisë, Othman Jarandi, dhe zëvendësministrit të jashtëm të Indonezisë.
XS
SM
MD
LG