Ndërlidhjet

Shqipëri: Synohet akuzë kundër ish-ministrit Imami


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana
Qeveria e udhëhequr nga socialistët në Shqipëri thotë se do të kërkoj ndjekjen e ish-ministrit të mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, për akuza për korrupsion, duke e filluar një rund të ri të konfrontimeve ndërmjet dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, raporton AP nga Tirana.

Ministri aktual i mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha sot se autoriteteve gjyqësore po u dërgon dëshmi me të cilat pretendohet se paraardhësi i tij, Arben Imami, implikohet në keqpërdorim të detyrës dhe keqmenaxhim të fondeve publike, akuza që mund të bartin dënim maksimal prej shtatë vitesh burg.

Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila për një kohë të gjatë ishte në qeveri, i humbi zgjedhjet e përgjithshme në muajin qershor nga Partia Socialiste dhe pasoi ndryshim në qeveri. Të dy partitë janë të përfshirë në një rivalitet të ashpër dhe shpeshherë e akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion.

Nga Partia Demokratike deri tash nuk ka pasur reagim të menjëhershëm lidhur me pretendimet për akuza ndaj Imamit.
XS
SM
MD
LG