Ndërlidhjet

Kiev: Policia po i largon barrikadat e protestuesve


Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës

Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës

Opozita në Ukrainë thotë se forcat e sigurisë kanë filluar t’i shkatërrojnë barrikadat e protestuesve, me të cilat ishte bllokuar qasja në ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin Kiev.

Raportohet, poashtu, se policia speciale i ka larguar edhe tendat që ishin vendosur në rrugë, afër selisë së qeverisë.

Qindra trupa të Ministrisë së brendshme dhe pjesëtarë të policisë speciale janë vendosur sot përreth vendeve të protestave në Kiev, duke i shtuar shqetësimet për aksion të mundshëm policor kundër protestuesve.

Ukraina është përfshirë nga protestat, prej se presidenti i këtij vendi, Viktor Yanukovich, muajin e kaluar vendosi të mos e nënshkruaj një marrëveshje për asocim me Bashkimin Evropian, dhe njëherësh, ka ndërmarrë hapa për vendosje të lidhjeve të afërta me Rusinë.

Sot zoti Yanukovich i ka mbështetur negociatat e mundshme me opozitën.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Ukrainës, që të mos reagojnë në mënyrë të dhunshme kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG