Ndërlidhjet

SHBA: Obama është nisur për të marrë pjesë në varrimin e Mandelës


Një fotografi gjigante e Nelson Mandelës e vendosur në Paris

Një fotografi gjigante e Nelson Mandelës e vendosur në Paris

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është nisur sot për në Afrikën Jugore, për të marrë pjesë në ceremonitë kombëtare të përkujtimit dhe të varrimit të ish-presidentit, Nelson Mandela, i cili ishte edhe lider kundër aparteidit.

Nelson Mandela ka vdekur të enjten e kaluar në moshën 95 vjeçare.

Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, udhëtojnë së bashku me ish-presidentin, George Bush, bashkëshorten e tij Laura Bush, dhe me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Ish-presidenti Bill Clinton, në Afrikën Jugore udhëton nga Brazili, ku ka marrë pjesë në një ngjarje të organizatës Nisma Globale e Clintonit.

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, planifikon t’i bashkohet grupit në Johanesburg të Arfikës Jugore.

Më se 100 shefa të shteteve dhe të qeverive dhe ish-zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme, planifikojnë të marrin pjesë nesër në një përkujtim në stadiumin e Johanesburgut dhe në ceremoninë e varrimit, që bëhet më 15 dhjetor.
XS
SM
MD
LG