Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 18 të vrarë


Policia zhvillon hetime pas sulmit të sotëm me makinë-bombë në Buhriz
Policia zhvillon hetime pas sulmit të sotëm me makinë-bombë në Buhriz
Nga sulmet në gjithë Irakun sot janë vrarë së paku 18 vetë.

Policia tha se nga një shpërthim në qytetin Buhriz, 60 kilometra në veri të Bagdadit, janë vrarë 12 vetë dhe plagosur 24 të tjerë.

Nga një sulm me bombë kundër një patrulle ushtarake në jug të kryeqytetit Bagdad, është vrarë një ushtar irakian dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërsa në lagjen Basmaja, nga një bombë janë vrarë tre vetë dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Poashtu, nga një sulm me bombë kundër një makine me luftëtarë sunitë kundër al-Kaidës, janë vrarë dy vetë dhe plagosur tre të tjerë.

Dhuna në Irak është në nivelin më të lartë në më tepër se pesë vitet e fundit, ndërsa në Bagdad pothuajse ka pasur sulme në baza ditore.

Kombet e Bashkuara thonë se nga dhuna në Irak këtë vit janë vrarë 8 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG