Ndërlidhjet

Lituani: Dy ish-sovjetikë gjykohen në mungesë


Pamje nga kryeqyteti Vilnius në Lituani
Pamje nga kryeqyteti Vilnius në Lituani
Gjykata e Apelit e Lituanisë ka vendosur sot se dy ish-komandantë të forcave OMON të periudhës sovjetike, duhet të gjykohen në mungesë.

Sipas vendimit gjyqësor, personat Boleslav Makutynovich dhe Vladimir Rozvodov, do të gjykohen në mungesë, meqë ata banojnë në Rusi.

Të dy këta persona ishin akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Ky rast është i ndërlidhur me vrasjen e shtatë oficerëve të Lituanisë në kufirin Lituani – Bjellorusi, në korrik të vitit 1991.

Qeveria sovjetike i kishte dërguar trupat në janar të vitit 1991 për t’i shtypur lëvizjet e Lituanisë kah pavarësia.

Gjatë asaj dhune ishin vrarë 14 vetë.

Autoritetet sovjetike kishin lënë trupa shtesë në Lituani, përfshirë Makutynovichin dhe Rozvodovin, për ta mbajtur rregullin.
XS
SM
MD
LG