Ndërlidhjet

Përpjekje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Kiev, 9 dhjetor 2013.
Kiev, 9 dhjetor 2013.
Sot pritet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për qetësimin e krizës politike në Ukrainë.

Mijëra njerëz kanë protestuar për afro tre javë në Kiev kundër vendimit të presidentit Viktor Yanukovych për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, arrin sot në kryeqytetin ukrainas, për një vizitë dyditore.

Yanukovych do të takojë po ashtu ish-presidentët e Ukrainës, Leonid Kravchuk, Leonid Kuchma dhe Viktor Yushchenko, për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza.
XS
SM
MD
LG