Ndërlidhjet

Irani: Jo sanksione të reja


Mohammad Javad Zarif

Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se marrëveshja bërthamore, e arritur midis Teheranit dhe fuqive botërore, do të jetë “e vdekur” nëse Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton sanksione të reja, edhe nëse ato nuk hyjnë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm.

Duke folur për revistën amerikane “Time”, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Teherani “nuk do të negociojë nën presion”.

Më 24 nëntor në Gjenevë, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje të përkohshme, sipas së cilës, Teherani do të frenojë programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Disa senatorë amerikanë kanë diskutuar idenë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit, të cilat do të hynin në fuqi pas gjashtë muajve, nëse Republika Islamike shkel kushtet e marrëveshjes së 24 nëntorit.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga ligjvënësit që të mos ndjekin sanksione të reja dhe t’iu lënë kohë negociatave.
XS
SM
MD
LG