Ndërlidhjet

Zbulohen prova për ekzistencën e liqenit në Mars


Sonda Curiosity në Mars.
Sonda Curiosity në Mars.
Shkencëtarët në agjencinë amerikane të hapësirës NASA thonë se kanë gjetur prova të një liqeni të vjetër në Mars.

Sonda Curiosity ka gjetur provat brenda kraterit Gale, aty ku edhe ka zbarkuar në gusht të vitit 2012.

Shkencëtarët thonë se liqeni ka mbuluar një sipërfaqe prej 50 kilometrash.

Duke u thirrur në provat e mbledhura nga Curiosity, ata thonë se liqeni ka ekzistuar për së paku dhjetëra-mijëra vjet.
XS
SM
MD
LG