Ndërlidhjet

Rusia riorganizon mediat shtetërore


Moskë

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar mbylljen e RIA Novosti-t, agjencisë më të madhe shtetërore të lajmeve.

Po ashtu do të mbyllet edhe radioja shtetërore Zëri i Rusisë.

Të dyja organizatat do të shkrihen në një dhe do të quhen Rossiya Segodnya.

Mbyllja thuhet të jetë pjesë e riorganizimit të aseteve të mediave shtetërore.

Kreu i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei Ivanov, ka thënë se riorganizimi ka për qëllim kursimin e parave.

Por, vetë RIA Novosti ka thënë se mbyllja synon forcimin e kontrollit të shtetit në sektorin e mediave.
XS
SM
MD
LG