Ndërlidhjet

Nis ceremonia përkujtimore për Mandelën


Johanesburg, 10 dhjetor 2013.

Johanesburg, 10 dhjetor 2013.

Në Johanesburg ka nisur ceremonia përkujtimore për Nelson Mandelën.

Udhëheqës të rreth 70 vendeve të botës janë duke ndjekur shërbimin përkujtimor në stadiumin, ku, në vitin 2010, është mbajtur finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kryeministri britanik, David Cameron, dhe presidenti francez, Francois Hollande, janë vetëm disa nga liderët pjesëmarrës.

Udhëheqësi kundër aparteidit dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut ka vdekur më 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare.

Mandela do të varroset me funeral shtetëror në qytetin e tij të lindjes më 15 dhjetor.
XS
SM
MD
LG