Ndërlidhjet

EULEX: Autoriteteve të Kosovës iu dorëzuan kopjet e librave amzë


Përfaqësuesit e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, sot Autoriteteve të Kosovës iu kanë dorëzuar kopjet e librave amzë origjinal civilë dhe fetarë, me të dhënat për ditëlindjet, martesat dhe vdekjet në komunën e Mitrovicës (735 libra) dhe Zveçanit (249), ka njoftuar EULEX-i.

Kopjet e librave i janë dorëzuar Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.

Vlerësohet se janë gjithsej afro 12036 libra amzë origjinalë, ndërsa deri tash, EULEX-i u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës 10 121 kopje të libarave të këtilla për 18 komuna.

Procesi i vërtetimit të kopjeve është rezultat direkt i marrëveshjes në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Prishtinës e Beogradit, më 2 korrik 2011, theksohet në njoftimin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG