Ndërlidhjet

Johanesburg: Obama është përshëndetur me Castron


Barack Obama duke u përshëndetur me Raul Castron
Barack Obama duke u përshëndetur me Raul Castron
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është përshëndetur me shtrëngim të duarve me presidentin e Kubës, Raul Castro, në ceremoninë përkujtuese për ish-presidentin e ndjerë të Afrikës Jugore, Nelson Mandela.

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë rivalë për një kohë të gjatë, ndërsa administrata Obama i zbaton sanksionet kundër këtij vendi sipas embargos, që zgjatë tash e pesë dekada.

Gjesti i paprecedent i presidentit Obama u bë në ceremoninë në Johanesburg, që është e fokusuar në trashëgiminë e Nelson Mandelës për pajtim.

Obama është përshëndetur me liderët botërorë, që gjendeshin në një linjë të tribunave.

Ai është përshëndetur edhe me presidenten e Brazilit, Dilma Roussef, e cila ishte e zemëruar me administratën amerikane për shkak të raporteve se Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka spiunuar kundër Brazilit.

Në muajin shtator, ajo e ka anuluar vizitën e paraparë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG