Ndërlidhjet

Nuland: SHBA synon të mbetet e angazhuar në Ukrainë


Victoria Nuland dhe liderët opozitarë në Ukrainë para fillimit të bisedimeve
Victoria Nuland dhe liderët opozitarë në Ukrainë para fillimit të bisedimeve
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, ka vlerësuar se takimi saj me liderët opozitarë në Ukrainë ishte produktiv.

“Ne kishim një sesion shumë produktiv me të gjithë liderët e lartë të opozitës. Shtetet e Bashkuara synojnë të mbesin të angazhuara. Ne po punojmë së bashku me Bashkimin Evropian për të provuar për ta ripërtrirë paqen, dinjitetin njerëzor, rrugën për në Evropë dhe stabilitetin ekonomik”, u tha sot Victoria Nuland gazetarëve në Kiev të Ukrainës.

Pritet që më vonë gjatë ditës, ajo do të takohet edhe me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich.

Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, i ka hapur takimet e jashtëzakonshme lidhur me protestat, në kuadër të të cilave po diskuton për këtë krizë me ish-presidentët e Ukrainës, Leonid Kuchma, Leonid Kravchuk dhe Viktor Yushchenko.

Pas këtyre bisedimeve, do të mbahet një “tryezë e rrumbullakët” e zgjeruar ndërmjet autoriteteve, shoqërisë civile dhe opozitës.

Protestat disajavëshe kulmuan ditën e diel, kur qindra mijëra vetë demonstruan në kryeqytetin Kiev, kundër vendimit të presidentit Yanukovich për ta refuzuar afrimin me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG