Ndërlidhjet

Oslo: OPCW e pranoi Çmimin Nobel për Paqe


Drejtori i përgjithshëm i OPCW-së Ahmet Uzumcu
Drejtori i përgjithshëm i OPCW-së Ahmet Uzumcu
Në Oslo të Norvegjisë sot Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW) e ka pranuar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2013.

Ahmet Uzumcu, drejtor i përgjithshëm i kësaj organizate, gjatë marrjes së çmimit, tha se tash 190 shtete të organizatës për ndalimin global, “e përshpejtojnë vizionin e botës pa aramtim kimik në realitet”.

Kjo organizatë, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, e ka udhëhequr nismën për verifikimin dhe shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Sot më vonë gjatë ditës, Çmimin Nobel për vitin 2013 e marrin edhe fituesit e tjerë, për të arriturat në mjekësi, fizikë, kimi, literaturë dhe ekonomi.
XS
SM
MD
LG