Ndërlidhjet

logo-print

BE: Shqetësim për dhunë kundër luftëtarëve për të drejta


Cahterine Ashton

Cahterine Ashton

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për shkak të rritjes së nivelit të frikësimit, dhunës dhe censurës, me të cilën ballafaqohen mediat dhe luftëtarët për të drejtat e njeriut në shumë vende të botës, thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Mendjet tona sot janë me të gjithë ata që janë cak i ndjekjes, sepse ata i mbrojnë të drejtat e njeriut”, tha Ashton, duke shtuar se “BE-ja do të vazhdoj të ofroj mbështetje të palëkundur për të drejtat e njeriut dhe demokraci, dhe për ata që për këto të drejta luftojnë”.

Sot në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Kombet e Bashkuara e kanë miratuar Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut, e cila garanton që të gjithë njerëzit janë të lindur të lirë dhe me të drejta të barabarta dhe dinjitet.
XS
SM
MD
LG