Ndërlidhjet

logo-print

Yanukovich: Delegacioni i Ukrainës – nesër në Bruksel


Viktor Yanukovich

Viktor Yanukovich

Presidenti Viktor Yanukovich, tha se një delegacion i lartë i Ukrainës do të qëndroj në Bruksel të mërkurën, për të diskutuar për lidhje më të afërta ndëmjet Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

Yanukovich, poashtu, tha se do të kërkoj nga prokurori i përgjithshëm i këtij vendi që të gjej mënyrë për lirimin e disa demonstruesve, që ishin arrestuar gjatë protestave aktuale.

Këto komente ai i bëri sot, pas takimit të krizës me tre ish-kryetarë të Ukrainës, lidhur me protestat që po vazhdojnë, kundër refuzimit të tij që ta nënshkruaj marrëveshjen kryesore për afrim me BE-në, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG