Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia e Mali i Zi – qëndrime të ndryshme për Kosovën


Ivica Daçiq (djathtas) gjatë takimit me Millo Gjukanoviqin
Ivica Daçiq (djathtas) gjatë takimit me Millo Gjukanoviqin
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se Serbia dhe Mali i Zi kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, por udhëheqja e Malit të Zi ka mirëkuptim për qëndrimet e Beogradit për marrëveshjen me Prishtinën.

Këto komente ai i bëri në konferencën për shtyp në Beograd, së bashku me kryeministrin e Mali të Zi, Millo Gjukanoviq.

Zoti Daçiq theksoi se nuk ka arsye për raporte të këqia me Podgoricën, për shkak se e ka pranuar Kosovën, kur marrëdhëniet janë të mira me shtetet, që e kanë inicuar shpalljen e shtetësisë së Kosovës.

“Zoti Gjukanoviq është në tërësi i informuar për atë që kemi biseduar në Bruksel dhe mund të them se kemi shkuar larg në implementimin e marrëveshjes”, tha Daçiq, dhe shtoi se sot është bërë një bisedë me pjesëtarët e MUP-it të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe “të gjithë kanë pranuar të pensionohen në MUP-in e Serbisë dhe ta vazhdojnë punën e tyre në policinë e Kosovës”.

Ivica Daçiqi ka theksuar se për ulësen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, me siguri nuk do të vendosin as Mali i Zi e as Serbia, por çdo gjë do të varet nga raporti i forcave politike në OKB.
XS
SM
MD
LG