Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – 11 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bakuba të Irakut
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bakuba të Irakut
Nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një tempulli shiit në Irak janë vrarë së paku 11 vetë dhe janë plagosur 19 të tjerë.

Sulmi ndodhi në tempullin Abu Idris në Bakuba, që është 60 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bagdad.

Sulmi ndodhi kundër njerëzve, që merrnin pjesë në varrimin e shtatë barinjve shiitë, sot më herët gjatë ditës.

Bakuba ndodhet në provincën Dijala, që në aspektin fetar është e përzier. Pjesëtarët e shumicës shiite në Irak, shpeshherë sulmohen nga militantët sunitë, që i konsiderojnë ata se janë të pafe.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më se 8 mijë njerëz janë vrarë në Irak këtë vit nga dhuna sektare.
XS
SM
MD
LG