Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë nën sulm në Internet


Ilustrim

Ilustrim

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria po ballafaqohet me probleme të mohimit të shërbimit ose DDoS sulme të herë-pas-hershme prej ditës së diel.

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria ka njoftuar sot se po punon mëtutje për ta penguar shkatërrimin e mëtejshëmn të operacioneve të veta, dhe po bëhet çdo gjë e mundshme për ta mbajtur qasjen në programet online dhe ato në transmetim.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Kevin Klose, tha se “ne po e raportojmë këtë sulm tash në përgjigje të nevojave të audiencave tona, që mbështetën në raportimin e REL/RL”, dhe ka shtuar se “ne shprehim keqardhje të thellë për problemet e shkaktuara nga ky sulm, që ne besojmë se mund të jetë i qëllimshëm dhe u bëjmë thirrje audiencave tona, që të mbesin me ne dhe të mos tërhiqen”.

REL/RL ka përjetuar sulme të ngjashme DDoS edhe muajin e kaluar.

Në vitin 2008 sulmet e këtilla e kishin marrë në shënjestër shërbimin për Bjellorusinë.
XS
SM
MD
LG