Ndërlidhjet

Fyle: BE të ofroj perspektivë për Ukrainën


Stefan Fyle

Stefan Fyle

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka sugjeruar se Ukrainës duhet orfuar një perspektivë që në ditë të integrohet në BE.

Gjatë një fjalimi të sotëm në Parlamentin Evropian në Strasburg, lidhur me situatën në Ukrainë, ai theksoi se është koha që BE-ja të jetë “më tepër strategjike” në politikën e saj kah Kievi.

Fyle është shprehur se nëse BE-ja dëshiron ta transformoj Evropën Lindore, atëherë duhet të “jetë gati për ta shfrytëzuar instrumentin më përkatës” që e ka, e që është pranimi i mundshëm në BE.
XS
SM
MD
LG