Ndërlidhjet

Rusi: Putin urdhëron shtim të pranisë ushtarake në Arktik


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse që ta shtoj praninë e saj në Arktik.

Putin i tha sot Ministrisë së mbrojtjes, që Rusia duhet t’i ketë “të gjitha levat për mbrojtjen e sigurisë së vet dhe interesat kombëtare” në këtë territor.

Putin ka thënë se Rusia është “aktive më tepër se kurrë në ripretendimin e këtij rajoni premtues, duke iu kthyer atij”, pas një mungese të shkurtër, që ishte bërë pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.

Rusia është në mesin e disa shteteve, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë dhe Danimarkën, që pretendojnë në këtë rajon, që është i pasur me naftë.
XS
SM
MD
LG