Ndërlidhjet

Borchard: Kosova – e përkushtuar për të drejtat e njeriut


Bernd Borchardt

Bernd Borchardt

Për 63 vjet, Delarata Universale e të Drejtave të Njeriut ka qëndruar si pishtar për botën dhe marrëveshjet e panumërta, për të siguruar se të drejtat e njeriut janë krijuar nën kornizën e saj, thotë në deklaratën e tij me rastin e 10 dhjetorit, shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX, Bernd Borchardt.

Mëtutje në deklaratën e tij në faqen e EULEX-it në Internet, ai thekson se “Kosova mbetet e përkushtuar për të drejtat e njeriut” dhe shton se “megjithqë nuk është pjesë e asnjë konvente madhore të drejtave të njeriut, Kosova njëanshëm është zotuar për respektimin e këtyre konventave”.

“EULEX-i ka një rol të rëndësishëm për ta ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saja për t’i plotësuar standardet e krijuara për të drejtat e njeriut”, thekson zoti Borchardt.

Ai vlerëson se “nëpërmjet përpjekjeve të autoriteteve të Kosovës, me mbështetjen e EULEX-it, Kosova ka bërë përmirësime sa i përket të drejtave të njeriut”.
XS
SM
MD
LG