Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Ligjvënësit të mos miratojnë sanksione të reja kundër Iranit


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara që të mos imponojnë sanksione të reja kundër Iranit, derisa fuqitë botërore po e implementojnë hapin e parë të marrëveshjes gjashtëmujore, me të cilën synohet pajtueshmëri gjithëpërfshirëse për ndaljen e programit atomik iranian.

Gjatë fjalimit të tij në Komitetin për politikë të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, John Kerry tha se “ne po kërkojmë nga ju që negociatorëve dhe ekspertëve tanë tu jepni kohë dhe hapësirë, për ta kryer punën e tyre”.

Ai, poashtu, tha se nëse marrëveshja e ndërtimit të mirëbesimit, e arritur muajin e kaluar në Gjenevë të Zvicrës, dështon, atëherë administrata amerikane do të kërkoj nga Kongresi më tepër sanksione kundër Iranit.

Republikanët dhe demokratët në këtë komitet me ndikim kanë shtruar pyetje nëse marrëveshja e 24 nëntorit me Iranin, e kufizon në mënyrë përkatëse programin atomik iranian në këmbim për zbutje të disa sanksioneve ndaj Teheranit.
XS
SM
MD
LG