Ndërlidhjet

logo-print

Uruguaj: Vendi i parë që e legalizoi marihuanën


Cigarja e marihuanës

Cigarja e marihuanës

Uruagaji është bërë vendi i parë që e ka legalizuar kultivimin, blerjen dhe përdorimin e marihuanës.

Senati i këtij vendi sot ka votuar në favor të legjislacionit të qeverisë, që paraqet eksperiment fillestar, i cili do të ndiqet për së afërti nga shtetet e tjera në kuadër të debatit për legalizim.

Sipas legjislacionit, konsumatorët mund të blejnë maksimun 40 gramë çdo muaj nga farmacitë e licencuara, nëse ata janë shtetas të Uruguajit, i kanë më tepër se 18 vjet, dhe janë të regjistruar në listën e qverisë, e cila e vëzhgon porosinë mujore.

Kur, marrëveshja të implementohet brenda 120 ditëve, banorët në Uruguaj do të mund të kultivojnë sasi të caktuar të marihuanës në shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG