Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Policia speciale ndërhyn për largimin e barrikadave

  • RFE /RL

Qindra pjesëtarë të policisë speciale kanë depërtuar në kampin e protestuesve në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Policia i ka demontuar strehat dhe tendat, duke i zmbrapsur demonstrantët, të cilët bënin rezistencë.

Pasuan përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve, derisa arritën ligjvënësit opozitarë, për ta mbrojtur kampin.

Protestuesit brohoritnin “turp” dhe “ne do të qëndrojmë”, teksa kwndonin himnin kombëtar të Ukrainës.

Ka pasur raporte për të plagosur në mesin e protestuesve.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se policia speciale, poashtu, i ka larguar barrikadat afër selisë së bashkisë së Kievit, por nuk i ka dëbuar protestuesit.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka shprehur “indinjatë” me aksionin e policisë.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropoian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e cila gjendet në Kiev për të kërkuar zgjidhje ndaj krizës, tha se autoritetet nuk kanë pasur nevojë të veprojnë natën dhe ta përdorin forcën. (f.b.)
XS
SM
MD
LG