Ndërlidhjet

SHBA: Arrihet marrëveshja për buxhet


Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Negociatorët e Kongresit amerikan kanë arritur marrëveshje dypartiake për shpenzimet, që në mënyrë modeste do ta reduktojnë deficitin e buxhetit të Shteteve të Bashkuara, pa i rritur taksat.

Presidenti Barack Obama e ka lavdëruar marrëveshjen si “hap i parë” i mirë, por ka theksuar se buxheti aktual ende duhet të miratohet.

John Boehner, kryesues i Dhomës Përfaqësuese, me shumicë republikane, tha se ai poashtu e ka mbështetur marrëveshjen e arritur mbrëmë vonë.

Me këtë marrëveshje, do të anulohen disa shkurtime buxhetore, të njohura si “sekuestrim”, që patën hyrë në fuqi më herët këtë vit dhe do të evitohet një mbyllje tjetër e pjesërishme e qeverisë, siç ishte ajo që e goditi qeverinë e Shteteve të Bashkuara, në muajin tetor të këtij viti.

Me marrëveshje pritet që borxhi i Shteteve të Bashkuara prej 17 mijë miliardë dollarësh, të ulet për 23 miliardë.

Buxheti duhet të miratohet në Kongres, e pastaj ai duhet të nënshkruhet nga presidenti Obama, deri më 15 janar, kur kalon afati i autoritetit shpenzues të qeverisë federale.
XS
SM
MD
LG