Ndërlidhjet

Ukrainë: Nuland së bashku me protestuesit në Kiev


Victoria Nuland (e dyta nga e majta në rreshtin e parë) duke ecur në kampin e protestuesve në Sheshin e Pavarësisë në Kiev

Victoria Nuland (e dyta nga e majta në rreshtin e parë) duke ecur në kampin e protestuesve në Sheshin e Pavarësisë në Kiev

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, është dukur me protestuesit për afrim me Bashkimin Evropian, në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë.

Victoria Nuland gjendet për vizitë në Kiev, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, që po zgjatë tash e disa javë.

Ajo ka shpërndarë biskota dhe sanduiçe për protestuesit dhe policët, shumica prej të cilëve ishin tërhequr nga sheshi.

Në pjesët e tjera të kryeqytetit, policia është tërhequr nga përpjekja për t’i dëbuar afro 200 protestues, të cilët thuhet se kanë përdorë gypa me ujë për t’i mbajtur policët në distancë.

Njëherësh, ministri i brendshëm i Ukrainës, Vitaly Zakharchenko, ka premtuar se nuk do të ketë shpërndarje të dhunshme të protestuesve.

“Ne nuk mund t’i injorojmë të drejtat dhe interesat legjitime të të tjerëve”, tha ai.

Kjo deklaratë u bë pasi qindra policë depërtuan në shesh, sot herët në mëngjes, për t’i shkatërruar tendat dhe barrikadat.

Bashkimi Evropian tha se nuk do të ndodhë udhëtimi i delegacionit të Ukrainës në Bruksel, për të diskutuar për lidhje më të afërta.
XS
SM
MD
LG