Ndërlidhjet

Afrika Jugore: Trupi i Mandelës – në amfiteatrin e Pretorias


Policia diuke e përcjellë arkivolin me trupin e pajetë të Nelson Mandelës

Policia diuke e përcjellë arkivolin me trupin e pajetë të Nelson Mandelës

Trupi i pajetë i ish-presidentit të Afrikës Jugore, Nelson Mandela, po qëndron në amfiteatrin e qytetit Pretoria, ku ai ishte inauguruar president në vitin 1994.

Mijëra njerëz nëpër rrugët e Pretorias e kanë nderuar arkivolin me trupin e pajetë të Mandelës, që ishte i mbështjellur me flamurin e Afrikës Jugore, derisa transportohej me përcjellje policore për në amfiteatër.

Mandela vdiq më 2 dhjetor në moshën 95 vjeçare.

Vdekja e tij ka shkaktuar ndjenjë të pikëllimit të thellë në vendin e tij dhe në gjithë botën.

Prej vitit 1994 e deri më 1999, ai ishte president i parë i zi i Afrikës Jugore.

Mandela do të varroset të dielën në qytetin e tij të lindjes, Qunu, që është 700 kilometra në jug të kryeqytetit Johanesburg.
XS
SM
MD
LG