Ndërlidhjet

SHBA: Arriti transporti i fundit i uraniumit nga Rusia


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po e shënojnë përfundimin e 20 vjetorit të programit për konvertimin e uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë, nga reaktorët atomikë rusë të armatimit, në karburant për centralet atomike të Shteteve të Bashkuara.

Transporti i fundit këtë javë ka arritur në Baltimor të Shteteve të Bashkuara.

Kjo ishte dërgesa e fundit e programit të njohur si Megatonët ose Megavatët.

Sekretari amerikan i energjisë, Ernest Moniz, këtë program e ka cilësuar si njërin nga më të suksesshmit në kuadër të partneritetit në moszgjerimin atomik, që është ndërmarrë ndonjëherë.

Afro 500 tonelata të uraniumit të pasuruar në shkall të lartë, që është ekuivalent për afro 20 mijë koka bërthamore, është konvertuar për karburant për reaktorët atomikë në Shtetet e Bashkuara.

Rusia ka kërkuar përfundimin e programit, duke u ankuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë paguar mjaft për uraniumin.
XS
SM
MD
LG