Ndërlidhjet

Kriza në Ukrainë çon zëvendësin e Tymoshenkos në Strasbourg


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Nënkryetari i partisë opozitare Batkivshchyna (Atdheu), Hryhoriy Nemyrya, ka udhëtuar sot për Strasbourg për t’u takuar me anëtarët e Parlamentit Evropian dhe politikanë evropian.

Zyrtar partiak thonë se Nemyrya, i cili është kryesues i komisionit parlamentar për integrime evropiane, është larguar nga Kievi të mërkurën me kërkesë të kryetares së partisë ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.

Nemyrya pritet të diskutoj me mikpritësit evropian për krizën aktuale në Ukrainë, e cila u nxit nga refuzimi i presidentit Viktor Yanukovych që të nënshkruaj një marrëveshje përafrimi me Bashkimin Evropian.

Brukseli vlerëson se burgosja e Tymoshenkos për keqpërdorim të pozitës, ka prapavijë politike.

Një ndër kushtet kryesore që Kievi zyrtar kishte për të nënshkruar marrëveshjën e stabilizim-asociimit me Brukselin, ishte që t’i lejohet Tymoshenkos që të trajtohet në ndonjë spital në perëndim.
XS
SM
MD
LG