Ndërlidhjet

Ministri gjerman i mbrojtjes viziton KFOR-in


Kosovë - Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere takon komandantin e KFOR-it Salvatore Farina, në Prishtinë, 11 dhjetor, 2013
Kosovë - Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere takon komandantin e KFOR-it Salvatore Farina, në Prishtinë, 11 dhjetor, 2013
Ministri gjerman i mbrojtjes Thomas De Maiziere i shoqëruar nga pesë deputet gjerman, vizituan sot shtabin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, dhe takuan komandantin Gjeneral Major Salvatore FARINA.

Sipas një komunikate për medie të lëshuar pas takimit thuhet se, gjenerali italian njoftoi mysafirin gjerman për operacionet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, siç shkruan në komunikatë, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale “si një sukses të KFOR-it dhe një arritje për organizatat vendore të sigurisë”.

Gjermania ka një kontingjent prej 685 ushtarëve që funksionojnë në kuadër të KFOR-it, të stacionuar në zonën përreth dhe në Prizren.
XS
SM
MD
LG