Ndërlidhjet

Birmania liron edhe 41 të burgosur politik


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti i Birmanisë ka fal dyzetenjë të burgosur politik.

Ky është grupi i fundit i të burgosurve që lirohen që kur Thein Sein erdhi në pushtet në mars të vitit 2011.

Ky vendim është konfirmuar nga Bo Kyi, i cili drejton grupin e Shoqatave për Ndihmë të Burgosurve Politik.

Kyi tha se rreth 50 të burgosur të tjerë politik mbesin në burgje.

Koha kur është bërë kjo falje, koincidon me hapjen e Lojërave të Azisë Jug-Lindore, që organizohen për të 27-ën herë në Birmani (që njihet po ashtu edhe si Myanmar).

Lirimi i të gjithë të burgosurve politik është një prej kushteve që qeveritë perëndimore i kanë vënë Birmani, në mënyrë që t’i menjanohen sanksionet ndërkombëtare.

Sein është zotuar se do të lirojë të gjithë të burgosurit e ndërgjegjes në Burmani, deri në fund të këtij viti.

Momentalisht, Birmania po kalon nëpër ndryshime dramatike, përfshirë edhe zgjedhjen e lideres opozitare, laureaten e çmimit Nobel për paqe, Aung San Suu Kyi në parlament.
XS
SM
MD
LG