Ndërlidhjet

Fillojnë gërmimet në varrezën e dyshuar masive në Rashkë


Serbi - Vendi në Rashkë, ku dyshohet se forcat serbe të sigurisë kanë varrosur dhjeta trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë
Serbi - Vendi në Rashkë, ku dyshohet se forcat serbe të sigurisë kanë varrosur dhjeta trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë
Gërmimet në njërën nga tri pikat e dyshuara si varreza masive në Rashkë, kanë nisur në orën 13, pas voneses prej 1 ditë e gjusmë, konfirmojnë përfaqësueit e ekipit kosovarë të ekspertëve të cilët po marrin pjesë në gërmimet në Rashkë.

Pren Gjetaj, drejtues i Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gërmimet kanë filluar, pas dy ditë zvarritjesh.

“Ka dy ditë, do të thotë, dje gjithë ditën dhe sot gjysmë dite kemi pritur. Në orën 13 ka nisë gërmimi. Kanë dhënë arsyetime se kanë pasur pengesa teknike dhe se një eskavator nuk ka ndezur apo ku ta di unë. Ata (pala serbe) kanë thënë se janë të gatshëm, por ne kemi dyshime të bazuara se ata e kanë provokuar durimin tonë, se mos po tërhiqemi”, tha Gjetaj.

Ai ka theksuar se kanë qenë të planifikuar 5 ditë për gërmime në njërën nga tri pikat e dyshuara si varreza masive në Rashkë dhe se pa përfundimin e gërmimeve në këtë lokacion pala kosovare nuk do të tërhiqet.
XS
SM
MD
LG