Ndërlidhjet

Operacioni anti-drogë, në pranga 124 veta në Serbi


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Në aksionin policor të koduar “Rrufeja”, kundër një rrjeti të gjerë të dyshuar për trafikim me drogë, në mbarë territorin e Serbisë u konfiskuan më se 21 kilogram substanca narkotike dhe u prangosën 124 persona, njoftoi të mërkurën prokurorja Zagorka Dollovac në Beograd.

Ajo u tha gazetarëve se 70 të dyshuar, vazhdojnë të qëndrojnë të ndalim policor prej 48 orësh.

Në një konfernecë për media në ndërtesën e qeverisë, Dollovac bëri të ditur se në këtë operacion janë kapur shtatë kilogram heroin, dhe pesë kokain.

“Është zbuluar një laborator për prodhimin e drogës, janë gjetur 27 armë të shkurta, 16 armë të gjata, një mitraloz, katër bomde dhe 525 gram eksploziv plastik”, tha Dollovac.

Sipas prokurores, organi i ndjekjes ka ngritur padi kundër 180 individëve, dhe pritet që edhe 100 të tjerë të ndiqen penalisht, nën dyshimin për trafikim me narkotik.
XS
SM
MD
LG