Ndërlidhjet

Paraburgim për të ekstraduarin e dyshuar për vjedhjen në Bahrein


Generic -- Rolex watch on wrist, undated

Generic -- Rolex watch on wrist, undated

Një gjykatë në Kosovë ka caktuar një muaj paraburgim për E. G, shtetasin kosovar të dyshuar për vjedhjen e orëve të shtrenjta në Bahrein, i ekstraduar ditë më parë nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, vendimin e ka marr Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar.

I paraburgosuri është riatdhesuar nga Shqipëria më 9 dhjetor 2013, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë në një grup të organizuar kriminal, i cili e ka kryer një plaçkitje të armatosur në Mbretërinë e Bahreinit në muajin shtator të këtij viti, ku përfshihet vjedhja e dhjetëra orë dore luksoze "Rolex", në vlerë prej mbi 1.1 milion euro.

Kominukata e EULEX-it thotë se ky i dyshuar dhe pjesëtarët tjerë të grupit akuzohen për shtrëngim dhe sulm të rëndë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar, i cili ka kryer një plaçkitje të rëndë.

Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 8 janar 2014.
XS
SM
MD
LG