Ndërlidhjet

ShBA ndal ndihmat për luftëtarët opozitar në Siri


Siri - Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë-FSA (Ilustrim)

Siri - Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë-FSA (Ilustrim)

Shtetet e Bashkuara kanë suspenduar të gjitha ndihmat për opozitën në zonën veriore të Sirisë.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Ankara tha të mërkurën se ky vendim është marr pasi që forcat kryengritëse islamiste kanë dal kundër Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë (FSA), që përkrahet nga perëndimi.

Luftëtarët e Frontit Islamik, që përbëhet nga gjashtë grupe kryengritëse, ka marr kontrollin të premten mbi bazat e FSA-së në Bab al-Hava, që gjenden në kufirin veri-perëndimor të Sirisë më Turqinë.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara vjen në kohën kur Fronti Islamik ka paralajmëruar se nuk e njeh autoritetin e komandës nga fraksioni opozitar që përkrahet nga perëndimi.

Fronti Islamik është krijuar muajin e shkuar, kur gjashtë grupe u bashkuan dhe u zotuan për të krijuar një shtet islamik prej Sirisë.
XS
SM
MD
LG