Ndërlidhjet

Nuland: Dhuna ndaj protestuesve në Kiev, e palejueshme

Ukrainë - Asistentja e sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi Victoria Nuland (D) dhe ambasadori i ShBA-së Geoffrey Pyatt (2-ti D) i shpërndan bukë policisë në Sheshin e Pavarësisë të Kievit, 11 dhjetor, 2013

Në Ukrainë, mijëra protestues anti-qeveritar vazhdojnë të qëndrojnë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, ndërsa kanë arritur që të zmbrapsin një operacion policor që synonte t’i largoj nga sheshi.

Asistentja e sekretarit amerikan të shtetit Victoria Nuland tha se i ka përcjell porosinë presidentit ukrainas Viktor Yanukovych se aksionet e policisë kundër protestuesve, ishin “absolutisht të palejueshme” në një shoqëri demokratike.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë me dhunë gjatë ditës, për të larguar nga sheshi tendat dhe barrikatat, por janë tërhequr nga kjo përpjekje, për shkak të rezistencës së protestuesve.

Diplomatja amerikane Nuland theksoi se ajo dhe Yanukovych kanë zhvilluar “bisedime të rënda por realiste” gjatë takimit të sotëm.

Ajo ndërkaq ka shtuar se Washingtoni zyrtar, ende beson se e ardhmja evropiane e Ukrainës mund të shpëtohet.
XS
SM
MD
LG