Ndërlidhjet

Kosova kërkon njohje nga vendet islamike


Anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (Ilustrim)

Anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (Ilustrim)

Kosova riparaqet kërkesën për njohje nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë samitit që po zhvillon kjo organizatë në Guinea Conakry të Afrikës, tha se procesi i njohjes së Kosovës është global ku 104 shtete e kanë njohur mëvetësimin e saj dhe si i tillë mbetet i pandalshëm ky proces.

Ai ka shtuar se njohja e pavarësisë është në interesin e të gjitha shteteve dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Në këtë samit është miratuar edhe një rezolutë, që paraqiti Shqipëria për njohjen e Kosovës nga kjo organizatë.

Rezoluta e miratuar, mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG