Ndërlidhjet

Papa Françesku kryepersonaliteti i vitit 2013, sipas Time


ShBA - Ballina e revistës prestigjioze "Time" pasqyron personalitetin e vitit 2013, Papa Françeskun, 11 dhjetor, 2013
ShBA - Ballina e revistës prestigjioze "Time" pasqyron personalitetin e vitit 2013, Papa Françeskun, 11 dhjetor, 2013
Revista “Time” ka zgjedhur Papa Françeskun si personin e vitit.

“Time” e bëri të ditur përzgjedhjen e saj të mërkurën, duke argumentuar se gjatë nëntë muajve, që kur Papa Françesku drejton Kishën Katolike, ai është bërë zëri i ri i ndërgjegjës.

Drejtori menaxhues i revistës Nancy Gibbs tha se “rrallëherë një lojtar i tillë i ri në skenën botërore, ka marr aq shumë vëmendjen e të rinjve dhe të vjetërve, besimtarëve dhe cinikëve – sikur Papa Françesku”.

Që kur është bërë Papë, Françesku ka nënvizuar kthimin e krishterimit në vlerat e saj bazë, siç është modestia, përulësia, dhe kujdesi për të varfërit dhe të sëmurët.

Njëkohësisht, ai ka folur publikisht edhe për homoseksualitetit, dhe nevojës për të zhdukur abuzimet seksuale nga anëtarët e klerit.

Para se të bëhet Papë, Françesku ishte Kardinali Jorge Bergoglio i Argjentinës.
XS
SM
MD
LG