Ndërlidhjet

logo-print

Vendet e Gjirit Persik me komandë të përbashkët ushtarake


Ilustrim

Ilustrim

Arabia Saudite dhe pesë shtete të Gjirit Persik janë pajtuar gjatë një samiti të zhvilluar të mërkurën në Dubai, për të krijuar një komandë të përbashkët ushtarake.

Vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin Persik – Kuvajti, Bahreini, Katari, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite – u pajtuan që të themelojnë edhe një forcë të përbashkët policore në Gjirin Persik dhe një akademi ushtarake.

Pas takimit, nuk janë dhënë detaje më shumë për këtë trup të ri.

Këto masa vijnë pas investimeve të mëdha që Irani po bënë në ushtri, dhe pas vizitës së fundit në rajon të ministrit të jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.

Shtetet e Bashkuara kanë lidhje të fuqishme ushtarake me shtetet e Gjirit Persik, ku qëndrojnë mijëra trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG