Ndërlidhjet

3,860 vjet burg për tre seperatist bask


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka dënuar të mërkurë tre seperatistë bask me 3860 vjet burgim për secilin, për shpërthimin e një makine bombë e cila vrau 160 njerëz në vitin 2009.

Raportet thonë se ky verdikt është më i rëndi ndonjëherë i shqiptuar për një sulm që ka kryer grupi seperatist bask ETA.

Në praktikë, sidoqoftë, ligjet e Spanjës nuk i lejojnë askujt që të qëndrojë në burg më gjatë se 40 vjet.

Daniel Pator, Inigo Zapirain dhe Beatriz Etxebarria u gjetën fajtor për vrasjen në tentativë të 160 njerëzve, dhe për shkatërrimin total të një barake policore në qytetin verior Burgos, më 29 korrik të vitit 2009.

Sulmuesit kishin ngarkuar një kombi me 700 kilogram eksploziv, të cilin e detonuan më pas.

Ky sulm ishte më i madhi ndonjëherë që kishte kryer ETA, para se ky grup të tërhiqet nga përdorimi i dhunës, si mjet për të arritur qëllimet e veta, në tetor të vitit 2011.

Fushata e ETA’s për një shtet të pavarur Baks ka marr 850 jetë, që kur nisën përpjekjet e ndarjes së saj në vitin 1968.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy refuzon që të hyjë në bisedime paqësore me ETA, duke insistuar se ky grup duhet thjesht të shpërbëhet.
XS
SM
MD
LG