Ndërlidhjet

logo-print

Cameron kundër etiketimeve se opozitarët sirian janë ekstremist


Londër - Kryeministri britanik David Cameron gjatë diskutimit në parlament, 11 dhjetor, 2013

Londër - Kryeministri britanik David Cameron gjatë diskutimit në parlament, 11 dhjetor, 2013

Kryeministri britanik David Cameron kundërshton idenë se të gjitha forcat opozitare në Siri janë ekstremist, dhe ka nënvizuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit me anëtarët e moderuar opozitar atje.

Komentet e tij vijnë pasi një zyrtar i ambasadës amerikane në Turqi njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë suspenduar të gjitha ndihmat për forcat opozitare nëveri të Sirisë, për shkak të luftimeve mes grupeve kryengritëse.

Cameron i tha ligjvënësve të mërkurën se Britania duhet të jetë “plotësisht e angazhuar” në të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës civile atje.

Ai tha se “ne nuk duhet të lejojmë këto argumente të zhvillohen, që etiketojnë se e vetmja opozitë në Siri, është opozita nga ekstremistët”, sepse kjo do të bëhet, sipas tij, realitet nëse “ne ndalemi së punuari me ata të cilët e duan demokracinë dhe të ardhmen”.
XS
SM
MD
LG